“Letër për Amerikën” – TikTok merr masa për videot që ‘promovojnë’ dokumentin e Osama bin Ladenit

10 months ago 30
Reklamë

TikTok po merr masa kundër përmbajtjes që promovonte letrën e Osama bin Ladenit ku kishte shkruar motivimet e tij të supozuara për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Në një deklaratë në X (ish-Twitter), TikTok thotë se “po e heq në mënyrë proaktive dhe agresive këtë përmbajtje dhe po heton se si u fut në platformën e tyre”, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra video në lidhje me këtë dokument të titulluar “Letër Amerikës”, janë shfaqur në TikTok ditëve të fundit, ku CNN raporton se kjo temë ka grumbulluar “të paktën” 14 milionë shikime deri të enjten.

Botuar fillimisht në vitin 2002, letra kritikon praninë e qeverisë amerikane në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e Izraelit.

Megjithatë, disa krijues përmbajtjeje tani po përpiqen ta zbatojnë atë kritikë ndaj përgjigjes së qeverisë amerikane ndaj luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.

Content promoting this letter clearly violates our rules on supporting any form of terrorism. We are proactively and aggressively removing this content and investigating how it got onto our platform. The number of videos on TikTok is small and reports of it trending on our… https://t.co/n9Zo7l94r2

— TikTok Policy (@TikTokPolicy) November 16, 2023

Një video, që tashmë është fshirë nga TikToku kishte një mbishkrim që thuhej: “Po përpiqem të kthehem në normalitet, ndonëse lexova dokumentin e Osama Bin Laden ‘Letër për Amerikën’ dhe kuptova se gjithçka që mësuam për Lindjen e Mesme, 11 shtatorin dhe ‘terrorizmin’ ishte një gënjeshtër”.

TikTok nuk tregon më asnjë rezultat kur përpiqeni të bëni një kërkim për termin “Letter to America” (Letër për Amerikën), dhe Guardian, i cili publikoi një version të përkthyer të letrës në vitin 2002, e fshiu atë të mërkurën pasi filloi të qarkullonte në platformë.

Kur u publikua për herë të parë, Guardian tha letra kishte qarkulluar në mesin e “ekstremistëve islamikë britanikë”. /Telegrafi/

Read Entire Article