Lëvizja e fundit e Elon Musk shkakton konfuzion te përdoruesit e X

5 months ago 4
Reklamë

X ka shkaktuar konfuzion duke rivendosur shenjat e kaltërta të verifikimit falas për disa përdorues, një vit pasi filloi tarifimin e këtij shërbimi.

Për vite, shenjat e kaltërta kanë shërbyer si verifikim për persona të famshëm, politikanë, gazetarë dhe persona tjerë me ndikim.

Megjithatë, muaj pasi Elon Musk e bleu aplikacionin për 44 miliardë dollarë, ai i hoqi shenjat dhe filloi t’i ofronte si pjesë e një shërbimi premium për 8 dollarë në muaj, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se kjo lëvizje ka shkaktuar konfuzion pasi një numër i madh i llogarive të rreme morën verifikim thjesht duke e blerë atë.

Por, së fundmi përdoruesit e X vunë re se shenjat e tyre u janë rikthyer, pavarësisht faktit që nuk ishin abonuar në ofertën premium.

I’ve got a blue tick that I didn’t ask for. Not complaining, but what’s that about?

— Jonathan Pie (@JonathanPieNews) April 3, 2024

Ndryshe, që prej tetorit të vitit 2022 kur Musk e bleu X, platforma ka qenë e trazuar.

Miliarderi ka pushuar nga puna mijëra persona dhe është përballur me akuza mbi përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes.

Kjo ka ndikuar që vetëm gjatë vitit të parë të tij në krye të X, të ardhurat nga reklamat të zvogëlohen për 55 për qind. /Telegrafi/

It seems a blue tick has been added to my account. Just to be clear, I’ve not paid for it, I didn’t ask for it and I don’t want it. This account being “verified” is beyond silly; everyone knows it’s me tweeting pic.twitter.com/4elXu87QU7

— Larry the Cat (@Number10cat) April 4, 2024

Read Entire Article