“Ligji mbi të gjitha”, Kurti nuk tërhiqet: Kemi identifikuar 45 persona për sulmet në veri!

1 year ago 36
Reklamë

Pavarësisht se ndërkombëtarët insistojnë në uljen e tensioneve në veri, Albin Kurti duket i vendosur t`i shkojë qëndrimit të tij deri në fund.

Kryeministri i Kosovës tha se janë identifikuar 45 persona, që sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe dhe në episode të dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. “Por njëkohësisht ata rrezikuan dhe sigurinë e pergjithshme me përdorimin e armatimeve të ndryshme, nga granatat e dorës e koktejet molotv tek plumbat, qofshin ata të automatikëve apo revoleve”, shtoi ai.

Është një situatë në të cilën ka shumë kriminelë…”- tha Kurti.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për sulmet ndaj gazetarëve, por edhe për ngjarjet e dhunshme të 29 majit në Zveçan kur  protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e KFOR-t.

Nga përplasjet, u plagosën me dhjetëra persona nga të dy krahët. Pak ditë më parë, qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” –dy grupime këto që besohet se veprojnë në veri të Kosovës – si organizata terroriste.

Shtetet e Bashkuara e shprehën hapur pakënaqësinë për këtë lëvizje të Kurtit, duke u ankuar se ai nuk u koordinua me ta dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për këtë vendim. Kur u pyet për reagimin e Uashingtonit, Kurti tha se Kosova ka “fakte dhe dëshmi të panumërta se bëhet fjalë për organizata terroriste”, ndërsa shtoi se për situatën e tensionuar në veri të Kosovës është në kontakt me zyrtarët europianë.

Unë jam i interesuar për shtensionim e gjendjes, shtensionimi nënkupton sundim të ligjit që t`i i zmbrapsë këta kriminelë, duke i detyruar të përballen me drejtësinë ose edhe të shkojnë në Serbi”, u shpreh ai.

Top Channel

Read Entire Article