Linda Halimi: E kemi rininë më të shëndoshë se popujt tjerë

11 months ago 28

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi disa vitesh pas zhvendosjes për të jetuar në Amerikë, u rikthyer në Kosovë për t’u bërë pjesë e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova.

Ajo në këtë rrugëtim është kthyer në fokus duke u treguar aktive në përfshirën në tema të ndryshme me banorët.

Gjatë një bisede të fundit me banorin tjetër, ish-futbollistin Lumbardh Salihi, Linda u shpreh se rinia shqiptare është më e shëndoshë se e vendeve tjera.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Ne e kemi rininë shumë më të shëndoshë se popujt e tjerë, jemi shumë më të shëndetshëm edhe mentalisht edhe fizikisht, për mendimin tim femrat shqiptare janë me më shumë vlera, janë më të pjekura, rriten shpejt mentalisht dhe emocionalisht dhe nuk duan të bëjnë shumë shaka”, tha Linda.

Ndryshe, kujtojmë që Linda është e martuar me reperi amerikan Big D, dyshja janë prindër të një vajze. /Telegrafi/

Read Entire Article