Linda Halimi: Edhe në familje më njohin si të guxishme, nuk i mendoj pasojat asnjëherë

11 months ago 28

Linda Halimi ka ndarë pak nga karakteri i saj i guximshëm, derisa po bënte një bisedë në Big Brother VIP Kosova 2 me Vesa Vllasaliun.

Ajo tregon se edhë në shtëpi është e tillë dhe se nuk i mendon pasojat fare për çdo gjë që bën.

“Edhe në familje jam njohur si dikush shumë e guximshme, që nuk i kam menduar pasojat fare, veç e kam bërë, çka do që ka qenë e kam bë edhe nëse krejt bota ishte kundër”, është shprehur Linda.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja nga Vitia theksoi tutje se atyre nuk iu vije çudi nga sjelljet e saj, presin gjithçka.

“Pasi u rrita ia kem teprua, por pa ndonjë qëllim të keq. Kam dashur vetë të vendosi për veten. Ata e dinë që unë kur dua të bëj diçka, e bëj”, theksoi mes tjerash Halimi.

Foto: Screenshot/YouTube

Linda këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të disa akuzave që bëri kundrejt Bleros.

Ajo tha se para 13 viteve ai ka tentuar të hyjë me të në një dhomë hoteli, pas disa xhirimeve që patën. /Telegrafi/

Read Entire Article