Linda Halimi merr vëmendjen me dukjen e re me flokë të kuqe, ndërsa duket atraktive në pozat e fundit

7 months ago 7

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka marr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pasi ka shfaqur një dukje të re dhe tërheqëse në fotografitë e saj të fundit në Instagram.

Stili i ri i Lindës duket se i ka sjell një frymë të freskët dhe ndryshe pamjes së saj.

E veçanta kryesore e pamjes së saj të re është ngjyra e flokëve, e cila tani është një trend i fortë botëror.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Linda Halimi i ka lyer flokët e saj në të kuqe, një zgjedhje e guximshme dhe shumë në modë. Ky stili i ri i flokëve i ka shtuar akoma më shumë karakter dhe personalitet imazhit të saj artistik.

Këngëtarja e njohur nga Vitia, ka pasuar një rrugë të suksesshme në skenën muzikore dhe televiziv këtë vit.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Sivjet, ajo ka mbyllur një aventurë të suksesshme në Big Brother VIP Kosova, ku ka bërë të pamundurën për të mbetur në qendër të vëmendjes dhe të fituar pëlqimin e shikuesve.

Përveç suksesit në Big Brother, Linda Halimi po punon me pasion në projekte të reja muzikore. Linda ka ndarë me ndjekësit disa pasqyra të punës në studio dhe momente jashtë saj në rrjetet sociale, duke nxjerrë ndjesinë se diçka shumë speciale është në proces të krijimit.

Me një prirje për eksperimentim në muzikë dhe një vëmendje të veçantë ndaj pamjes së saj personale, Linda Halimi vazhdon të bëjë një ndikim pozitiv në skenën e artit shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Linda Halimi/Instagram
Read Entire Article