Linda Halimi pretendon se një emër i njohur i estradës i ka shkruar në Snapchat, Buci ironizon me të

11 months ago 41

Linda Halimi ditëve të fundit mori vëmendje të madhe dhe u komentua për shkak të disa deklaratave që bëri në lidhje me këngëtarin Blero.

Ajo u shpreh se 13 vite më parë Blero e kishte shoqëruar deri tek hoteli ku ajo po qëndronte dhe më pas i kishte kërkuara që ta shoqëronte në dhomë.

Këto akuza ngjallën reagime të shumta, por Linda ka vazhduar me të tjera deklarata dhe së fundmi pretendoi se një emër i njohur i estradës i ka shkruar asaj në Snapchat.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Pas kësaj nuk ka munguar një reagim ironizues i Bucit ndaj këngëtares, ky i fundit tha se emrat e mëdhenj të muzikës janë të ngopur në këtë drejtim, madje nuk hezitoi që të përmend edhe disa prej tyre.

Kujtojmë që Linda disa herë ka thënë me bindje që banori edhe tjetër Azem Gagica ka një pëlqim për të madje edhe është i dashuruar në këngëtaren.

Këto pretendime të saj u hodhën poshtë nga Azemi, i cili që në ditët e para të BBVK ka shprehur pëlqim për banoren nga Shkodra, Alba Vukaj. /Telegrafi/

Read Entire Article