Linda Halimi: Ulërimat e mia kanë çmime ndërkombëtare, di të bëj edhe gjëra të tjera

11 months ago 39

Sonte (e enjte) banorët të cilët ishin të nominuar u mblodhën në oborr për darkën e të nominuarve.

Ledi, Buci, Linda, Ganiu, Monika, Santiana e Meti janë konkurrentët të cilët kanë qenë në nominim gjatë kësaj jave.

Përgjatë darkës, pyetja e parë që iu bë Lindës ishte: “A din të bësh diçka tjetër, përveç që ushtron dhe ulërin duke kënduar”.

Foto: Screenshot/YouTube

Linda nuk heziton duke u përgjigjur: “Me modesti e them që ulërimat e mia kanë çmime ndërkombëtare. Po, di të bëj shumë gjëra të tjera, di të motivoj, di të nxjerr më të mirën prej një personi, di të kuptoj dike kur më hap zemrën.”

Një replikë interesante pas kësaj e bën Monika dukë thënë: “Unë mendoj që nuk je ti as 10 % këtu”. /Telegrafi/

Read Entire Article