Linjë interneti e paautorizuar, AMP kallëzim në Prokurori për Forcat Operacionale

1 year ago 23
Reklamë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me një kallëzim që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë ndaj strukturës së forcave operacionale.

Mësohet se kallëzimi është bërë për një lidhje interneti që është zbuluar në godinën e tyre dhe dyshohet se përdorej nga agjentë të forcave operacionale.

Kjo linjë dyshohet se ishte e pa deklaruar dhe është përdorur për të mos lënë gjurmë në IP në momentin që një agjent kryente veprime nga ajo linjë interneti.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se linja e internetit ka qenë e instaluar në godinën qendore të forcave operacionale prej më shumë se një viti.

Kallëzimi në prokurori është bërë për shpërdorim detyre dhe përdorim i linjave të paautorizuara.

Read Entire Article