Lionel Messi fiton për herë të 8 “Topin e Artë”

11 months ago 37
22:41 30/10/2023

Lionel Messi di veç të shkruajë histori! Argjentinasi ka fituar për herë të 8, “Topin e Artë”. Ky çmim vjen pasi ai fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën. Aktualisht ai luan në Amerikë me Inter Miami.

Në një ceremoni që u zhvillua në Paris, Messi e mori trofeun mes duartrokitjeve të shumta.

“Është kënaqësi të jem këtë edhe një herë për të shijuar këtë moment”, tha Messi.

— Ballon d'Or #ballondor (@ballondor) October 30, 2023

Ai ishte kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim. Rival kryesor kishte norvegjezin Erling Haaland, ky i fundit golashënuesi më i mirë i Premier League, kampion i Anglisë me Manchester City, fitues në FA Cup dhe natyrisht triumfues në Champions League. Sulmuesi norvegjez fitoi çmimin për golashënuesin më të mirë.

Topin e Artë për femra e fitoi Aitana Bonmati. 25-vjeçarja fitoi Champions League e kampionatin spanjoll me Barcelonën sezonin e kaluar plus Kupën e Botës me Spanjën.

Bellingham fitoi trofeun Kopa për lojtarin më të mirë të ri. Emniliano Martinez, portieri argjentinas i Aston Vilës fitoi çmimin për portierin më të mirë.

Manchester City fitoi çmimin e skuadrës më të mirë për meshkuj, ndërsa për femra çmimi shkoi për Barcelonën./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article