​Lirohet edhe një serb tjetër, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

1 year ago 24
Reklamë

Dalibor Spasiç, është serbi tjetër i liruar nga parabugimi, i cili u arrestua para një muaji nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Për lirimin e Spasiçit, i cili është serbi i dytë që lirohet brenda pak ditësh, ka njoftuar media serbe “KoSSeV”.

Ndërsa për arrestimin e Spasiç kishte njoftuar përmes një statusi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, kishte shkruar ai me rastin e arrestimit.

Ndryshe, para pak ditësh është liruar edhe Nemanja Vllaskoviç, i cili gjithashtu, ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Top Channel

Read Entire Article