Lirohet pas 9 vitesh burg shqiptari që i hodhi acid në fytyrë deputetes italiane

1 year ago 34
Reklamë

Në prill të 2013-ës, shqiptari Rubin Talaban u pagua 30 mijë euro, për t’i hedhur acid në fytyrë avokates italian, Lucia Annibali në Itali.

Dhe tani Rubin Talaban, 41 vjeç, siç zbulohet nga Il Messaggero, është sërish i lirë dhe jeton në Shqipëri pasi ka vuajtur 10 vjet nga 12 vitet e dënimit, në fakt një dënim i formës së prerë.

Ai u lirua në prill pas pak më shumë se 9 vitesh burg.

Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë.

Asokohe të dy kanë qenë pranë shtëpisë së saj kur e sulmuan duke i hedhur acid në fytyrë.

Të dy shqiptarët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 12 vite burg, ndërsa porositësi Luca Varani me 20 vjet burg.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri.

Ai shpejgoi se 41-vjeçari është liruar falë një ligji për krimet e kryera nga të huaj, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për dhjetë vjet.

Lucia Annibali komentoi lirimin e tij duke thënë se nuk e tremb më, pasi është në Shqipëri.

“Kanë kaluar 10 vjet. Ajo iku si duhej të shkonte. U dënua me 12 vjet, vuajti nëntë këtu, dihej se do të dëbohej. Shpresoj se ai e kuptoi sa keq bëri. Dhe gjithsesi nuk më tremb. Është në Shqipëri”, shkruan ajo.

Ajo s’ka pranuar të komentojë për porositësin, Luca Varani, me të cilin më parë kanë pasur një lidhje.

“Do ta mendoj kur të vijë koha” shkruan Annibali, e cila në dhjetë vjet i është dashur të përballet me një mori operacionesh.

Read Entire Article