Lista e Kombëtares/ Sylvinho kthen Baren, mungon Broja, ja 28 emrat për dy ndeshjet e fundit

6 days ago 27

Këtë të premte trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho bëri me dije listën me 28 emrat e ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në nëntor.

Më 16 dhe 19 të këtij muaji Shqipëria pret në “Air Albania” Çekinë dhe Ukrainën, teksa dy duelet janë të fundit dhe vendimtare në klasifikimin e Grupit B1 dhe përmbushjen e objektivave.

Me gjashtë pikë (aq ka edhe Gjeorgjia e vendit dy) Kombëtarja ndodhet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetëm Ukrainën me katër pikë. Prin Çekia me shtatë pikë.

Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të diel në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

Read Entire Article