Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri në derë të shtëpisë paraditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në orën 11:00, në lagjen “16 prilli”, 100 metra larg banesës së Javorit.
Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Janë ngirtur pika kontrolli nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës përgjatë aksit Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar.
Ende nuk dihet se cili është motivi që ka sjellë vrasjen e 41-vjeçarit, për të cilin nga banorët e lagjes thonë se ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.
Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës.
Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Sakaq një banor i zonës shprehet i shokuar nga ngjarja dhe thotë se viktima ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.
“E njoh. Djali ka qenë i mrekullueshëm, i mirë, i edukuar, i sjellshëm, familja e mrekullueshme nga erdhi kjo, Zoti e di. Nuk dëgjuam krisma. Sa dola nga shtëpia, hyra në kafe e mora vesh. Djali ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani. Ishte shumë djalë i shoqërueshëm”, thotë ai.
Edhe Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar për të bërë të mundur ndalimin e autorit
11:28- Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Fier, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin
Elton Javori është 41 vjeçari i cili është ekzekutuar ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në lagjen “16 prilli”.
Blutë kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Për kapjen e ekzekutorit janë ngitur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
“Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit“, njofton policia.
Ndërkohë gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa bën me dije se në disa akse rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
11:17- Të shtëna me armë në Fier, vritet 41-vjeçari
Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen “16 prilli”, në qytetin e Fierit. Viktima i identifikuar si Elton Javori.
Ai u qëllua disa herë më armë nga një person i identifikuar dhe i shpallur tashmë në kërkim nga policia.
Efektivët kanë ngritur disa pika kontrolli në çdo aks rrugor për te mundësuar prangosjen e autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv