
“Të kuqtë” fitojnë me goleadë ndaj Toulouse, Roma bën detyrën ndaj Slavias të Pragës
Liverpuli vazhdon rekordin perfekt në Ligën e Europës duke fituar me goleadë kundër Tuluz.
“Të kuqtë” shkojnë në tre fitore në Grupin E, pas triumfit 5-1.
Golat për skuadrën e Klop që hodhi në fushë një ekip të ndryshuar, u shënuan nga Jota, Endo, Nunjez, Gravenberç dhe Salah. Për francezët realizoi Dalinga. Në takimin tjetër të grupit, Union Gilo mundi Lask 2-1 në shtëpi.
Edhe Roma ka pikët e plota në Grupin G, pasi fitoi ndaj Slavia Pragës 2-0 në “Olimpiko”.
Verdhekuqtë hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në të tetat e kompeticionit.
Goli i parë për italianët erdhi pas 45 sekondash nga Bove.
Lukaku dyfishoi rezultatin në minutën e 17.
Në pjesën e dytë, sfida ishte e luftuar, por portat ngelën të paprekura.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Servete barazoi 1-1 me Sherif në transfertë.
Në Grupin A, Olimpiakos mundi West Ham 2-1, ndërsa TSC Topola u mposht nga Freiburg 3-1.
Në Grupin B, Ajaks u mposht nga Braiton në transfertë 2-0, kurse Marseja fitoi ndaj AEK 3-1.
Klan News
Të ngjashme