Llogari të hapura në grupin E kualifikues

11 months ago 24
14:51 16/11/2023

Shqipëria favorite drejt Euro2024, matematika mban në lojë katër kombëtare

Grupi E është një nga më të ekuilibruarit në eliminatoret e Euro2024, ku katër kombëtare janë në garë për kualifikim.  Aktualisht grupi kryesohet nga Shqipëria, me 13 pikë, ndjekur nga Çekia me dy më pak, Polonia me 10 dhe Moldavia me 9.  

Në dy duelet e fundit, Shqipëria do të kualifikohej nëse merr maksimumin me Moldavisë, ose Polonia mund Çekinë. Kuqezinjtë do të sigurojnë biletën në turneun gjerman nëse arrin të shmang humbjen përballë Moldavisë që në ndeshjen e parafundit.

Ndërkaq, një fitore moldave do t’i jepte fund mundësive të Polonisë për t’u kualifikuar automatikisht. Polonia do dështonte edhe nëse e mposht Republikën Çeke në ndeshjen e fundit. Leëandoëski me shokë nuk do e garantonin biletën gjermane nëse nuk fiton, ose nëse Moldavia mund kombëtaren tonë. Ndërsa çekët do të kualifikohen nëse fitojnë atë ndeshje dhe Moldavia nuk fiton.

Raundi i fundit i ndeshjeve prodhon duele të bukura dhe që mund të përcaktojnë edhe skuadrat e kualifikuara. Shqipëria pret Ishujt Faroe dhe Republika Çeke, Moldavinë. Llogari të hapura për kombëtaret e grupit E, ku shpresojmë që çdo teori t’i shkoj për shtat përfaqësueses sonë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article