Luan Jaha tregon se a do të rikthehet ndonjëherë roli i ‘Dajës Skender’ në “Familja Moderne”?

11 months ago 23

Aktori dhe profesori Luan Jaha mbetet një nga artistët më të pëlqyer të kinematografisë shqiptare.

Mes shumë roleve të tij të spikatura, pa dyshim që më i suksesshmi mbetet ai i ‘Dajës Skender’ në hit-serialin e dikurshëm vendor, “Familja Moderne”.

I ftuar në emisionin “Radar”, Jaha ka rrëfyer përballa gazetares Edita Doli sukseset e karrierës së tij dhe mallin që ka për këtë rol të dikurshëm.

E teksa është pyetur nëse ekziston apo jo ‘Daja Skender’ në të vërtetë në Gjakovë, ai u shpreh: “Po qysh jo. Ky njeri është diku në Gjakovë. Secila rrugë, nëse jo më shumë e ka nga një”.

Luan Jaha në “Radar” (Foto: RTV Dukagjini/YouTube)

Megjithatë, shpresat që seriali “Familja Moderne” të rikthehet, janë shumë të vogla pasi më shumë se gjysma e aktorëve të kastit mungojnë tashmë.

“Po, more po [do i kthehesha prap këtij roli]. Por kush është ai me i mbledh gjithë këta njerëz? Gjysma më nuk janë”, ka thënë aktori dhe profesori i njohur në “Radar”.

Përndryshe emisioni “Radar” transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në valët e Radio Dukagjinit, YouTube, si dhe në portalin Telegrafi në ballinën kryesore. /Telegrafi/

Read Entire Article