Luan lotarinë Powerball për herë të parë – gruaja nga Miçigan fiton 100,000 dollarë

11 months ago 18
Reklamë

Një grua nga Miçigan kishte një “takim” me fatin e fillestarit kur bleu një biletë Powerball për herë të parë dhe fitoi një çmim prej 100,000 dollarëve.

Latasha Robinson, 43 vjeç, nga Redford, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se bileta që ajo bleu për tërheqjen e 14 gushtit nga pika e karburantit BP në Telegraph Road në Redford ishte bileta e saj e parë e Powerball.

“Unë kurrë nuk kam luajtur Powerball, por burri im luan shumë, kështu që bleva një biletë ndërsa isha në dyqan,” tha Robinson, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.

Fituesja zbuloi të nesërmen se kishte qëlluar numrin në katër topa të bardhë dhe gjithashtu xhekpotin Powerball në këtë tërheqje, duke fituar një çmim prej 50,000 dollarësh që u dyfishua në 100,000 dollarë falë opsionit Power Play.

“Një ditë pas tërheqjes, im shoq kontrolloi biletën dhe filloi të bërtasë: “Ne fituam! Mendova se ai po bënte shaka dhe se nuk kishte mundësi të fitonim shumë herën e parë që bleva një biletë Powerball. Ishte një ndjenjë ‘surreale’ kur shikova biletën dhe pashë që vërtet fituam”, kujton fituesja.

Robinson shtoi se ajo planifikon të blejë një shtëpi me paratë e saj të çmimit. /Telegrafi/

Read Entire Article