Luana Vjollca e mbyll emisionin me nderime: Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës

11 months ago 16
Reklamë

Prezantuesja Luana Vjollca, po vazhdon të jetë shumë aktive në televizion.

Ajo është e angazhuar aktualisht në prezantimin e spektaklin “Love Island Albania” – format ky të cilin e solli për herë të parë në Shqipëri.

E teksa e diela ishte një ditë mjaft e vështirë për Kosovën, Luana gjeti rastin që në mbyllje të emisionit të së dielës, të bënte një nderim për policin e ndjerë që ra në krye të detyrës të dielën në Zveqan.

“Faleminderit publikut më të mirë të zemrës sime, por ju lutem do të doja për shkak të një lajmi që gjatë publicitetit e lexova, do të doja t’i thoja ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës. Natën”, tha Luana në mbyllje të “Love Island Albania”.

Ajo e publikoi më pas këtë video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mesazhet e shumta nga ndjekësit nuk munguan, duke komplimentuar bukuroshen për nderimet e bëra dhe respektin e treguar.

Luana përndryshe këto ditë është nisur për në Milano, për të marrë pjesë në mbyllje të Javës së Modës atje. /Telegrafi/

Read Entire Article