Lufta e Leni Klum me aknet

7 months ago 25
Reklamë
13:14 06/02/2024

Leni, vajza e supermodeles Heidi Klum po ndjek hapat e nënës së saj, duke ndjekur karrierën e modelingut. E vlerësuar për pamjen perfekte fizike, ajo si edhe gjithë personazhet e showbiz-it kujdesen dhe kurohen deri në detaje.

Megjithatë, disa prej tyre edhe u është dashur të luftojnë aknet dhe madje kanë folur hapur për këtë problem. Kështu ka ndodhur edhe me 19-vjecarjen e cila ka ndarë me 1.9 milionë ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet e pa grimuar dhe me akne.

Ajo nuk i ka shtuar asnjë një mbishkrim kësaj fotoje, por ka folur më parë për këtë problem.

Më duket sikur ekziston mendimi se nëse ke akne nuk je e bukur. Pastaj kuptova, se kjo është normale. Të gjithë e kalojnë këtë”, tha ajo në një intervistë për revistën People gjatë muajit tetor.

Më herët bukuroshja zbuloi se kishte ditë të tëra që nuk dëshironte të dilte nga shtëpia derisa fytyra e saj të pastrohej.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article