Lufta Izrael-Hamas: Alicia Keys sqaron postimin me paraglajding mes akuzave për mbështetje të palestinezëve

1 year ago 10

Këngëtarja e “Empire State of Mind” tha në Instagram se e vetmja gjë që do të bënte nëse “nuk kishte frikë nga asgjë” do të ishte të lëshohej me parashutë.

Por, Alicia Keys ka sqaruar se një postim në Instagram që ajo ndau i cili i referohej paraglajding (të lëshohej me parashutë) ishte “plotësisht i palidhur” me luftën Izrael-Hamas, shruan Independent.

Këngëtarja e “If I Ain’t Got You” ndau një postim të hënën (16 tetor), në të cilin ajo pozoi e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe jeshile të stilit ‘motorsports’.

Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit tashmë të fshirë: “Çfarë do të bënit nëse nuk do të kishit frikë nga asgjë? Më thuaj të vërtetën tënde”.

Keys, 42 vjeçe, më pas shtoi: “I kam pasur sytë nga paraglajding”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e informuan shpejt këngëtaren se postimi mund të konsiderohet si reagim duke pasur parasysh kontekstin e luftës Izrael-Hamas.

Të shtunën (7 tetor), grupi militant palestinez Hamas nisi sulmin e tij më të madh ndonjëherë ndaj Izraelit, i cili vrau më shumë se 1,000 njerëz.

Paraglajderët u përdorën nga Hamasi gjatë sulmit të tyre vdekjeprurës.

Një organizatë e quajtur “Stop Antisemitism” iu drejtua këngëtares në një postim në X/Twitter, duke pyetur nëse përmendja e saj për paraglajding ishte një “dedikim” për terroristët e Hamasit.

Keys, emri i plotë Alicia Augello Cook, e fshiu postimin dhe ndau një deklaratë të shkurtë në InstaStory të hënën, duke u thënë ndjekësve të saj se përmendja e paraglajding ishte krejtësisht e palidhur me konfliktin.

“Postimi që kam shpërndarë më herët ishte plotësisht i palidhur në ndonjë mënyrë me humbjen e fundit shkatërruese të jetëve të pafajshme. Zemra ime është thyer, lutem dhe qëndroj për paqe”, shkroi artistja në reagimin e mëvonshëm. /Telegrafi/

Read Entire Article