Lufta në Ukrainë/ Artistja ruse Sasha Skochilenko dënohet me 7 vite burg për mesazhe kundër luftës

11 months ago 7

Një aktiviste ruse kundër luftës është dënuar me shtatë vjet në një koloni penale për zëvendësimin e etiketave të çmimeve të supermarketeve me mesazhe kundër luftës.

Sasha Skochilenko, 33 vjeçe, një artiste nga Shën Petersburg, ndodhet në paraburgim që nga prilli i vitit të kaluar. Ajo u dënua për përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse.

Avokatët të resë kërkuan lirimin e saj, duke thënë se me sëmundjet kronike nga të cilat vuan, ajo rrezikon të vdesë në burg. Javë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, zonja Skochilenko protestoi duke zëvendësuar etiketat e supermarketeve në një supermarket në Shën Petersburg me mesazhe kundër luftës.

Etiketat zëvendësuese shkruanin: “Ushtria ruse bombardoi një shkollë arti në Mariupol. Rreth 400 njerëz ishin fshehur brenda” dhe “Stërgjyshi im nuk luftoi në Luftën e Dytë Botërore për katër vjet në mënyrë që Rusia të bëhej një shtet fashist dhe të sulmonte Ukrainën. “

Zonja Skochilenko i pranoi akuzat. Në fjalën e saj përmbyllëse, artistja përdori një ton sfidues, duke pyetur gjykatën: “Sa pak besim ka prokurori ynë te shteti dhe shoqëria jonë, nëse mendon se shtetësia dhe siguria jonë publike mund të na prishet nga pesë copa të vogla letre?”.

Muajin e kaluar, gazetarja Marina Ovsyannikova, e cila protestoi kundër pushtimit të Ukrainës drejtpërdrejt në TV shtetëror, u dënua me 8.5 vjet burg. Në prill, aktivisti i opozitës britaniko-ruse Vladimir Kara-Murza u dënua me 25 vjet për kritikat e tij ndaj luftës.

Top Channel

Read Entire Article