Luiz Ejlli interpreton “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës, ndërsa vjen në Kosovë

1 year ago 13

Artisti shkodran, Luiz Ejlli, do të jetë gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në Prishtinë.

Kjo pasi sonte mbahet premiera e filmit në “Kuadër të Dashurisë”, në të cilin ai luan rolin kryesor së bashku me Olta Gixharin.

I njëjti ka publikuar një video gjatë rrugës, teksa shihet në makinë e më pas duke interpretuar hitin “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Foto: Screenshot/Instagram

“O populli më i mirë në botë. Populli i Kosovës. Sonte në Prishtinë në premierën e filmit në Kuadër të Dashurisë. Ju pres të gjithëve”, i drejtohet ai ndjekësve.

Premiera e këtij filmi ka qenë tashmë në disa vende të Shqipërisë si: Tiranë, Shkodër etj.

Foto: Screenshot/Instagram

Filmi ka të bëjë me një histori të një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes pa përfshirë familjarët e tyre në këtë ndarje.

Të tjerë aktorë në film janë: Deamishel Hoxha, Ylber Bardhi, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Luan Jaha, Eni Shehu, Salsano Rrapi etj. /Telegrafi/

Read Entire Article