Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother – Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë ‘twerk’

3 months ago 15
Reklamë

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është shfaqur në festën e organizuar nga Top Channel.

Ai shihet duke performuar këngën e re “Ding Ding”, të cilën e solli pak më parë me Ghetto Geasyn.

Artisti shkodran shihet në skenë me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, që shihet duke u argëtuar tejet shumë e duke bërë ‘tëerk’ përpara tij.

Foto: Screenshot/X

Atmosfera është e mrekullueshme në bazë të pamjeve që janë shfaqur në rrjete sociale.

Në këtë ndejë po mungon vetëm Romeo Veshaj, i cili vërehet dukshëm se ka një inat me produksionin.

Foto: Screenshot/X

Ai u rendit në vend të tretë, kurse vendin e dytë e fitoi aktori Julian Deda.

Luizi theksojmë se ka qenë fenomen vitin e kaluar dhe një emër që po vazhdon të jetë i komentuar edhe në ditët e sotme. /Telegrafi/

ding ding#bbvipal #bbvipal pic.twitter.com/BerzJTaZGa

— gango 44✈️🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿🇦🇱 (@krishtidashtun) May 27, 2024

Read Entire Article