Luka Modric arrin shifrën e 500 ndeshjeve me Real Madridin: Krenar që e arrita me klubin më të madh në botë

1 year ago 9

Real Madridi mundi Barcelonën si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.

Barcelona kaloi në epërsi me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 6-të, por Jude Bellingham barazoi në minutën e 68-të, ndërsa shënoi edhe atë të fitores së Real Madridit në minutën e 92-të.

Në këtë ndeshje, Luka Modric u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që ka luajtur ndonjëherë në El Clasico.

🤩 @LukaModric10: "Es un orgullo lograrlo con el club más grande de la historia".
📺 ¡No te pierdas nada del pospartido de #ElClásico, en #RMPlay!
🔗 https://t.co/P87b9TnCVT pic.twitter.com/6z03r5seDo

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 28, 2023

Përveç këtij rekordi, Modric arriti edhe një jubile tjetër, ai luajti ndeshjen e tij të 500-të për Los Blanocs.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita të arrij shifrën prej 500 ndeshjesh për klubin më të madh në botë. Vërtet jam jashtëzakonisht krenar”, tha mesfushori kroat pas ndeshjes. /Telegrafi/

Read Entire Article