Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë

4 months ago 5
Reklamë

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë bërë “lëmsh” rrjetin me veprimin e tyre të fundit.

Dyshja kanë nxitur një spekulim për ndarje, pasi kanë hequr njëri-tjetrin në Instagram derisa gjithashtu kanë fshirë edhe fotografitë e tyre të përbashkëta.

Ndonëse ishin një dyshe e pandarë me pushime të shumta, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ekzistojnë spekulimet se ata të dy mund t’i kenë ndarë rrugët.

Foto: Kader Kicaj / Instagram

Sidoqoftë, një konfirmim zyrtar për këtë nuk ka ardhur nga asnjëra palë dhe nuk dihet nëse vërtet ka pasur një krisje në relacionin e tyre.

Kaderi dhe Lumbardhi kishin nisur romancën e tyre brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova, një lidhje që i dha dinamikë shtëpisë. /Telegrafi/

Foto: Kader Kicaj / Instagram
Foto: Lumbardhi dhe Kaderi / Instagram
Foto: Kaderi dhe Lumbardhi / Big Brother VIP Kosova
Foto: Kaderi dhe Lumbardhi / Instagram
Read Entire Article