Lumbardhi e pyet “pse je lagur në pantallona”, Edona befason me përgjigjen qesharake

10 months ago 17

Spektakli i “Big Brother VIP Kosova” nuk është i njohur vetëm për lojërat dhe strategjitë brenda shtëpisë së famshme, por edhe për momentet e lehta dhe shpesh të papritura që ndodhin mes banorëve.

Një ndër këto skena u transmetua së fundmi, ku Lumbardhi, një nga personazhet më karizmatikë të shtëpisë, u bë protagonist i një bisede shumë të çuditshme me Edonën.

Ndërsa banorët ishin duke shijuar një kohë të qetë, Lumbardhi vuri re diçka të pazakontë dhe nuk ngurroi ta ndajë me të tjerët.

Ai pyeti Edonën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me një ton shakaje se “pse është lagur nga mbrapa?”.

Të gjithë banorët shpresonin për një përgjigje banale, por ajo që erdhi nga Edona ishte gjithçka përveç kësaj.

Edona, e njohur për shpirtin e saj të lirë dhe sensin e humorit, i dha një kthesë komike situatës duke iu përgjigjur Lumbardhit me një shprehje që nga fillimi u duk si flirt, “Të kam parë ty, prandaj”.

Kjo përgjigje jo vetëm që e befasoi Lumbardhin, por edhe të tjerët e pranishmët, të cilët shpërthyen në të qeshura dhe komente pozitive mbi shkëmbimin e tyre të shpejtë dhe të zgjuar.

Përndryshe Edona dhe Lumbardhi janë dy nga të nominuarit për t’u larguar këtë javë nga shtëpia, bashkë me: Albin, Linda Halimin, Vesa Vllasaliun dhe Monika Salihun. /Telegrafi/

Read Entire Article