Lumi B po bëhet baba për herë të dytë dhe lajmin nuk mund ta zbulonte më bukur se kaq!

9 months ago 16
Reklamë
10:41 15/12/2023

Reperi i njohur, Lumi B dhe e dashura e tij e zemrës do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë çifti me anë të disa fotografive mjaft të ëmbla të shpërndara për ndjekësit në “Instagram”.

Çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft tërheqëse për të zbuluar pritjen e ëmbël, me barkun zbuluar të Mirandës ku shkruhet “foshnje”, ndërsa në atë të Lumi B “birrë”.

“Familja jonë po rritet, si barku ynë, dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë me ju që një fëmijë i vogël do të bashkohet me ne së shpejti. Shumë mirënjohës për këtë kapitull të ri”, ka shkruar Miranda.

Kanë qenë të shumtë personazhet e njohur të botës së artit, të cilët kanë uruar çiftin për lajmin e ëmbël./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article