Macron në mbrojtje të Depardieu: Ngacmim seksual? E urrej gjuetinë njerëzorë, vlen prezumimi i pafajësisë

10 months ago 14

Presidenti francez e përkufizoi Depardieu si “një aktor të jashtëzakonshëm”.

Dhe përballë 17 grave që e akuzojnë për dhunë dhe ngacmim seksual (njëra prej të cilave u vetëvra) dhe audion me frazat e tij seksiste edhe ndaj vajzave të vogla ai thotë: “Mund të akuzosh dikë, mund të ketë viktima, por aty është prezumimi i pafajësisë

Këtë deklaratë, Presidenti francez e bëri publikisht në televizion të mërkurën në mbrëmje, në programin “Cà vous” të organizuar në mënyrë të jashtëzakonshme në Elysée, për të folur për ligjin e ri për imigracionin, duke iu përgjigjur kritikave të forta dhe në veçanti për t’u mbrojtur nga akuza se është dorëzuar.
Por me këtë rast, në pjesën e dytë të intervistës televizive, Macron pati mundësinë të mbrojë edhe aktorin e njohur francez Gerard Depardieu, i cili ditët e fundit po kalon një periudhë të vështirë pasi numri i grave që e akuzojnë për ngacmim seksual ka shkuar në 17 duke përfshirë dhe një grua në Spanjë.
E para që u ekspozua me emrin dhe mbiemrin e saj në 2019, duke denoncuar gjestet e saj të papërshtatshme në xhirime ishte Emmanuelle Debever, e cila i mori jetën vetes më 7 dhjetor, pikërisht në ditën e transmetimit “Compément d’enquete”, i cili shkatërroi pothuajse përfundimisht reputacioni i aktorit, duke treguar imazhe të udhëtimit të tij në Korenë e Veriut, në të cilat Depardieu bën komente të turpshme për përkthyesit dhe shoqëruesit dhe në veçanti për një vajzë 10-vjeçare.

Por Macron vendosi të mërkurën në mbrëmje t’i bënte homazhe “një aktori të jashtëzakonshëm” dhe ai është një “adhurues i madh” i tij.

Presidenti francez këmbënguli në nevojën për të respektuar prezumimin e pafajësisë: “Ka një gjë në të cilën nuk do të përfshihem kurrë, dhe ajo është gjuetia njerëzore. E urrej!”, tha kreu i shtetit francez.

Ministrja e Kulturës, Rima Abdul Malak, ditët e fundit kishte njoftuar se Kancelaria e Madhe e Legjionit të Nderit do të nisë “procedurën disiplinore” ndaj Depardieu për të tërhequr medaljen që i është dhënë atij, duke qenë se komentet e tij seksiste ishin “turp për Francën”.

Por sipas Macron-it, përkundrazi, Gérard Depardieu e ka bërë Francën, autorët tanë të mëdhenj dhe personazhet tanë të mëdhenj të njohur në mbarë botën dhe ai e bën Francën krenare.

Ndonjëherë njerëzit tërhiqen, por unë nuk i besoj kontekstit. Mund të akuzoni dikë, mund të ketë viktima, por ekziston edhe prezumimi i pafajësisë. Unë thjesht dua që Gérard Depardieu të jetë në gjendje të mbrojë të drejtat e tij si çdokush tjetër dhe të vazhdojë të punojë dhe të krijojë”, tha Macron.

Qëndrimi i presidentit, tashmë i vënë në shënjestër të kritikave për ligjin e emigracionit, shkaktoi reagime të mëtejshme nga e majta dhe shoqatat feministe, të cilat i cilësojnë dënimet e tij si shembull të “kulturës së përdhunimit”.

Udhëheqësi socialist Olivier Faure reagoi pas deklaratave të Macron në mbrojtje të aktorit: “Dhe të mendosh se Macron tha se lufta kundër dhunës ndaj grave do të ishte përparësia e mandatit të tij. Ky president nuk beson asgjë që thotë, pavarësisht nga tema” tha kreu i së majtës.

“Fjalët e Emmanuel Macron për Depardieu janë edhe një herë një fyerje për lëvizjen që kërkon të çlirojë zërat e viktimave të dhunës seksuale”, shtoi deputetja ekologe Sandrine Rousseau, e cila ka qenë prej kohësh në ballë të luftës feministe.

Dhe Sophie Bussière, zëdhënëse e ekologjistëve, e përkufizoi presidentin si një “promovues të kulturës së përdhunimit“.

Por nëse e majta dhe feministët dënojnë Depardieu dhe Macron e mbron atë, presidenti e di se ai po flet me një pjesë të vendit që vazhdon të dojë, pavarësisht gjithçkaje, një nga simbolet më të mëdha të Francës në botë në të njëjtin nivel me Alain Delon, Brigitte Bardot ose Catherine Deneuve.
Macron po i drejtohet asaj pjese të Francës që nuk e shikon mirë lëvizjen MeToo dhe mbi të gjitha teprimet e saj.

Top Channel

Read Entire Article