Madison Beer duket shumë tërheqëse me një fustan të shkurtë, në festën e “ELLE’s Women in Hollywood”

10 months ago 8

Madison Beer bëri një shfaqje të mrekullueshme të martën në mbrëmje kur ajo iu bashkua yjeve të tjerë në ngjarjen e “ELLE Women in Hollywood” në Los Angeles.

Këngëtarja 24-vjeçare u dallua me një fustan të shkurtë të bardhë, teksa bëri bujë në tapetin e kuq.

Madison, e cila publikoi albumin e saj të dytë në studio “Silence Between Songs” në shtator, iu bashkua edhe femra të tjera të famshme në këtë ngjarje, duke përfshirë Jennifer Lopez, Oprah Winfrey dhe Natasha Lyonne, ndër shumë të tjera, shkruan DailyMail.

Ajo theksoi figurën e saj mahnitëse të dhe të hollë me fustanin e saj të ngushtë, që e bëbte të dukej tejet joshëse.

Fustani theksonte dekoltenë e saj dhe dizajni i tij pa mëngë shfaqte krahët e saj të zbukuruar.

Madison shfaqi këmbët e saj seksi falë këtij fustani mahnitës, duke e kombinuar me një palë taka të zeza me majë, të lidhura me kyçin e këmbës.

Fustanin e saj të lehtë, ajo e bëri kontrast me flokët brune voluminoze, të cilat i mbështeti mbi supe në valë të trasha.

Gjatë ngjarjes, Madison u pa duke u shoqëruar me kolegen e saj këngëtare Bebe Rexha dhe aktoren dhe modelen Amelie Zilber, të cilat të dyja e bënë kontrast me fustanet e tyre të zeza. /Telegrafi/

Read Entire Article