Madona shpall datat e reja të turneut

1 year ago 30
Reklamë

16:50 16/08/2023

Datat e turneut u shtynë fillimisht për shkak të problemeve shëndetësore të këngëtares

Madonna ka shpallur datat e reja për turneun e saj botëror i cili u shty për shkak të problemeve shëndetësore të këngëtares.

Turneu Celebration do të nisë në Londër më 14 Tetor, tre muaj pasi fillimisht ishte planifikuar të fillonte në Vankuver, Kanada.

Shumica e datave në SHBA janë shtyrë për në vitin 2024 ndërsa disa koncerte të tjera që ishin planifikuar janë anuluar.

Turneu i ri këtë verë po organizohet për të festuar karrierën e saj prej katër dekadash në muzikë.

Maddona nisi një tur koncertesh edhe në vitin 2019 kur nxori albumin e fundit, por që më pas u ndërprenë për shkak të pandemisë dhe problemeve të saj shëndetësore.

Në mbi 300 milionë disqe të shitura gjatë gjithë karrierës 65-vjeçarja mban vendin e parë si këngëtarja më e pëlqyer në mbarë botën gjë që i ka dhënë edhe epitetin “Mbretëresha e Popit”.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article