“Madonna: A Rebel Life”, publikohet libri biografik për ikonën e muzikës

11 months ago 23
Reklamë

Madonna është një prej artisteve më të komentuara të të gjitha kohërave në botë.

Jeta e saj është përshkruar në librin e autores Mary Gabriel, “Madonna: A Rebel Life”, që u publikua të martën, e cila përmbledh intervista me superyllin dhe njerëzit përreth saj për të realizuar një portret të plotë të artit dhe ndikimit të saj.

Në librin me rreth 800 faqe, lexuesit mësojnë për çdo album të Madonnës dhe krijimin e tij, si dhe përvojat e saj kur u rrit në Michigan, u zhvendos në New York, fitoi sukses si një yll pop, u martua disa herë dhe rriti gjashtë fëmijë.

Në faqet e tij, autori tregon se si Madonna erdhi te pseudonimi ‘Madge’ dhe shkruan se ajo nisi të quhej kështu nga fansat në Mbretërinë e Bashkuar afër fillimit të shekullit 21.

Madonna u shpërngul në Londër kur filloi të punonte në albumin “Music” të vitit 2000 dhe fansat e saj në Mbretërinë e Bashkuar vlerësuan mënyrën se si ajo shfaqte sjelljen e një personi normal e të përditshëm se sa një personazh të famshëm.

Guy Ritchie, i cili u bë bashkëshorti i saj i dytë atë vit, dyshohet se i tregoi asaj një histori mjaft të ndryshme për origjinën e pseudonimit, sipas DailyMail.

Biografia e re u publikua, ndërsa Madonna po bën prova për turneun e saj botëror “Celebration”, i cili duhej të pezullohej për shkak të gjendjes së saj shëndetësore këtë verë.

Turneu ishte menduar të fillonte në mes të korrikut në Amerikën e Veriut që do të përfshinte mbi 20 qytete në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Turneu “Celebration” do të nisë tani me pjesën e tij evropiane, e cila do të fillojë siç ishte planifikuar fillimisht më 14 tetor në O2 Arena të Londrës.

Top Channel

Read Entire Article