Madonna paditet nga fansat, nisi me 2 orë vonesë koncerti në Dhjetor

8 months ago 37
Reklamë
20:40 19/01/2024

Madonna përfshihet gjithmonë e më shumë në telashe me koncertet e saj, kohët e fundit.

Së fundi, dy fansa kanë ngritur padi ndaj saj në Nju Jork për koncertin e zhvilluar muajin e kaluar në Bruklin. Ata pretendojnë se koncerti nisi me të paktën 2 orë vonesë, nga sa parashikohej në biletë.

Paditësit kërkojnë dëmshpërblim për mungesën e korrektësisë, të shfaqur nga mbretëresha e Popit dhe organizatorët e koncertit “Live Nation” dhe “Barclays Center”.

Ankohen se kanë qëndruar deri pas orës 1 të natës në koncert në mënyrë të paparashikuar, ndërsa të nesërmen u duhej të shkonin në punë dhe të kujdeseshin për familjen.

Kjo nuk është hera e parë që koncertet e Madonnës nisin me vonesë. Në Tetor, këngëtarja 65-vjeçare u gjobit me 350 mijë Euro në Londër pasi e mbylli koncertin, gjysmë ore me vonesë pas orarit të përcaktuar në kontratë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article