Magazina e drogës në Korçë, gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

1 hour ago 18

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, të akuzuar për “Prodhim dhe Shitje të Narkotikëve”

Të katërt janë arrestuar në flagrancë 3 ditë më parë në fshatin Voskop, brenda një magazine e cila shërbente për grumbullimin dhe magazinimin e një sasie të madhe droge

Lexo edhe :

Related Posts

E njëjta masë sigurie pritet të jepet ditë më vonë edhe për Sadriano Duçin, i cili vijon ende të jetë në kërkim nga policia e shtetit, pasi dyshohet se është kreu i grupit i cili ka funksionuar për më tepër se një viti në fshatin Voskop të Korçës, duke ndarë drogën në sasi të vogla e duke e shpërndarë atë në qytetet përreth.

Ka qenë organi i akuzës ai i cili ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë kjo e cila është pranuar nga gjykata e Korçës.

Gjatë arrestimit në flagrancë janë sekuestruar 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, një sasi kokaine e mjete të tjera. /vizionplus.tv

Read Entire Article