Majk paralajmëron projektin e ri, shfaqet më ndryshe se asnjëherë më parë në klip

1 year ago 31

Artisti i njohur, Majk mbetet i angazhuar në realizimin e projekteve të reja muzikor edhe gjatë kësaj periudhe të vitit.

Se po finalizon një projekt të ri, ai ka treguar edhe së fundmi përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Teksa solli një video të shkutër të videoklipit, tani artisti ka postuar edhe imazhe të reja në llogarinë e tij në Instagram.

Edhe gjatë ditës së sotme, Majk ka shpërndarë disa foto nga prapaskenat e klipit, ku u shfaq më ndryshe se kurrë më parë.

Në pamjet e shkëputura nga klipi, Majk shihet me helmet dhe shpatë ndërsa qëndron mbi një kalë.

“Mbreti i ri në Kështjellë… së shpejti”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e postimit.

Ky projekt i artistit vjen pas suksesit të bashkëpunimit me Zaza, DJ PM dhe DJ Dagz “Sevdali”, që u lansua gjatë muajve të verës dhe u kthye në hit. /Telegrafi/

Read Entire Article