Majmunët bëjnë shaka me njëri-tjetrin, ashtu si njerëzit – por si e bëjnë këtë?

7 months ago 29
Reklamë

Shkencëtarët kanë vënë re një tjetër karakteristikë tek majmunët e mëdhenj të ngjashëm me njerëzit: ata ngucen dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin.

Këto gjetje dolën pas analizimit të sjellëve të katër specieve, gjegjësisht shimpanzeve, bonoboseve, gorillave dhe orangutangëve, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj rezultoi se këta majmunë u panë duke ngacmuar me shaka njëri-tjetrin, duke i tërhequr flokët njëri-tjetrit dhe shaka të tjera.

Ngacmimi ishte kryesisht i njëanshëm dhe qëllimi ishte të provokonin një përgjigje ose të tërhiqnin vëmendjen e objektivit.

Studiuesit thanë se ashtu sikurse te njerëzit, edhe majmunët në mënyrë të vazhdueshme ngacmojnë njëri-tjetrin, madje shaka të tilla që përfshinin elemente të befasisë dhe lojës. /Telegrafi/

Read Entire Article