Makina me targa shqiptare përplaset në një pikë karburanti në Kroaci, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë

2 weeks ago 40
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kroaci, ku një makinë me targa shqiptare ëhstë përplasur me një pikë karburanti.

Mediat kroate raportojnë se në orën 17:45 në autostradën A1 pranë Mosor-it një “BMW” me targa shqiptare ëhstë përplasur me një gjenerator në një pikë karburanti, dhe për pasojë një p[erson ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndësra tre të plagosurit kanë pësuar djegie të shumta në trup për shkak të shpërthimit të makinës.

Siç dallohet nga pamjet e vendngjarjes, zjarri ka shkaktuar djegien e pikës së karburantit dhe disa makinave të tjera që ndodheshin aty pranë. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article