Një makinë tip BMW ka marrë flaë në lëvizje në zonën e Unazës së Re.
Policia njofton se shkak është bërë një defekt në mjet, ndërsa shton se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.