Makina përplas kalin në Korçë dhe del nga rruga, shoferi përfundon në spital

2 weeks ago 42
Reklamë

Një aksident në aksin rrugor Korçë – Bilisht, ngjarje e cila ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishincë

Një drejtuese mjeti duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës me një mjet tip “Benz” në afërsi të fshatit Dishnicë ka goditur fillimisht një kalë i cili ndodhej në aksin nacional dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur barrierat mbrojtëse të rrugës e duke përfunduar në ambientet e jashtme të një shtëpie.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar e reja që po drejtonte mjetin por jashtë rrezikut për jetën, e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në kujdesin e mjekëve.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Read Entire Article