Malazezët në sfidë! Kush do ta rrëmbejë titullin “Qytetari Dembel”, ende shtatë persona në garë

1 year ago 24
Reklamë

Malazezët janë në një sfidë, duke shënuar ditën e 20 -të konkursit, për të marrë titullin “Qytetari më dembel”, nën kushtin se duhet të qëndrojnë të shtrirë.

Në garë ndodhen ende shtatë persona, që qëndrojnë të shtrirë në dyshekë në një godinë, në pritje të thyerjes së rekordit të vendosur më parë. Ata janë shprehur të vendosur për të vijuar deri në fund garën, ndërsa deri më tani kanë qëndruar 463 orë.

Konkursi që mbahet çdo vit në fshatin turistik të Donja Brezna, në pjesën veriore të Malit të Zi, mban të “mbërthyer” pas vetes shumë persona, teksa vë në zbatim mitin e përhershëm se banorët vendas janë përtacë.

Edicioni i 12-të i konkursit “Qytetari më dembel” nisi në gusht, me 21 konkurrentë për çmimin prej 1000 €, për personin që qëndron më gjatë shtrirë.

Rekordi i vitit të kaluar u thye nga 38-vjeçarja Dubravka Aksic, e cila qëndroi e shtrirë për 117 orë.

Rregullat parashikojnë që qëndrimi në këmbë ose ulur konsiderohet shkelje dhe arsye për skualifikim të menjëhershëm, por garuesit lejohen të kenë 10 minuta çdo tetë orë për të shkuar në tualet.

Konkurrentët mund të përdorin gjithashtu telefona celularë dhe laptopë.

Top Channel

Read Entire Article