Mamaja e uroi lojtarin e Hajdukut për ditëlindjen, fansat komentuan pamjen e saj: Jo, kjo është e pamundur

5 months ago 10
Reklamë

Futbollisti i Hajduk Splitit, Leon Dajaku feston sot 23-vjetorin e lindjes dhe mami Blerta i ka dërguar një mesazh urimi në Instagram.

Mama Blerta duket shumë e re dhe shpesh poston fotografi në rrjetet sociale, gjë që ka qenë edhe tani.

“Bota ime, urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së saj në Instagram.

Foto: Blerta Dajaku/Instagram

Ajo është jashtëzakonisht krenare për djalin e saj, të cilit i ka kushtuar edhe një postim në rrjetet sociale kur ai iu bashkua klubit të Splitit.

Meqë ra fjala, ndjekësit e tij e kishin vlerësuar më parë pamjen e nënës së tij dhe nuk ishin të sigurt se kush ishte nëna e kush e dashura e tij.

“O jo, kjo nuk është mami i tij”, kanë komentuar ndjekësit e tij dhe Blerta ka marrë shumë komplimente për pamjen e saj. /Telegrafi/

Foto: Blerta Dajaku/Instagram
Foto: Blerta Dajaku/Instagram
Foto: Blerta Dajaku/Instagram
Read Entire Article