Manchester United gjen trajnerin e ri, portugezi në krye të Djajve të Kuq

2 weeks ago 33

Trajneri portugez 39-vjeçar Ruben Amorim është zgjedhja e Djajve të Kuq për të zëvendësuar Erik Ten Haag në stolin e skuadrës.

Largimi i holandezit vjen pas një sërë rezultatesh të dobëta, të cilat e kanë parë Manchester Unitedin në fund të renditjes në Premier League.

Ruben Amorim largohet nga pankina e Sportingut të Lisbonës, me të cilin fitoi 2 kampionate në 4 vitet e fundit dhe kalon në “Old Trafford”, duke nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.

Siç është bërë e ditur, portugezi fillojë te Manchester United pas pushimit për ekipet kombëtare. Ndeshja e tij e parë pritet të jetë më 24 nëntor kundër Ipswich. /vizionplus.tv

Read Entire Article