Manchester United ‘preja’ e preferuar e Haaland

11 months ago 22
22:20 30/10/2023

Pesë gola dhe tre asiste në përballjen me ‘djajtë’, Guardiola fiton për herë të shtatë

Manchester United konfirmohet ‘preja’ e preferuar për Erling Haaland. Norvegjezi ishte sërish vendimtar për Manchester Cityn në derbin e qytetit, duke kontribuar me dy gola dhe asistin në fitoren 0-3.

23-vjeçari dhuroi tjetër performancë pozitive në ‘Old Trafford” për të shtuar kështu krizën e “djajve të kuq”. Haaland vendosi edhe disa rekorde edhe pse në fakt është sezoni i dytë me ngjyrat e City. Me United përballë duket se uria e ish-lojtarit të Dortmund  shtohet së tepërmi. Në vetëm tre ndeshje ai ka shënuar 5 gola dhe dhënë 3 asistime, më së shumti nga çdo lojtar përballë një kundërshtari të vetëm në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Erling Haaland shënon ose asiston çdo 64 minuta mesatarisht në Premier League. Penalltia e ekzekutuar prej tij ishte e para që Manchester City merr në favor në shtëpinë e United, në përballjen numër 27 mes tyre në kampionat. Kjo i hapi udhë fitores së shtatë të Pep Guardiolës në këtë impiant që prej emërimit të tij në krye të City në vitin 2016. Vetëm kundër Arsenalit, Guardiola ka fituar më shumë ndeshje plot 8 si trajner. Ndërkaq, humbja ndaj City thellon krizën e Manchester United.

‘Djajtë e kuq’ kanë humbur gjysmën e ndeshjeve në kampionat këtë sezon, respektivisht 5 fitore dhe 5 disfata, duke përsëritur deri diku ecurinë e sezonit 1986-1987 kur pësuan 6 humbje në 10 javët e para të kampionatit.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article