Kontratë deri në 2027 me 25 mln Euro në vit
Roberto Mancini ka udhëtuar për në Riyadh, kryeqyteti i Arabisë Saudite këtë të hënë për të marrë detyrën si trajner i kombëtares së futbollit. Mediat raportojnë se ai do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 me vlerë 25 milionë Euro neto në vit dhe do të bëjë debutimin e tij në pankinën saudite më 8 shtator, në miqësore kundër Costa Rica.
Mancini dha dorëheqjen më 13 gusht, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare në krye të ekipit kombëtar në të cilin ata fituan Kampionatin Evropian, por humbën kualifikimin për Kupën e Botës.
Francezi Herve Renard dha dorëheqjen si trajner i Arabisë Saudite në mars. Skuadra do të përpiqet të fitojë titullin e katërt të Kupës së Azisë në kampionatin kontinental që do të mbahet në Katar në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndërsa Arabia Saudite po investon shumë në ligën e e parë të futbollit. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka njoftuar një Projekt të Investimeve dhe Privatizimit të Klubeve Sportive që përfshin kampionët e ligës Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Nassr dhe Al-Hilal, me një mori lojtarësh të talentuar dhe të famshëm që po afrohen nga klubet europiane dhe jo vetëm.
Tv Klan
Të ngjashme