Mandati i Belerit, avokati Hoxha: Ja pse u përdor ligji i dekriminalizimit dhe kur mund të zhvillohen zgjedhjet

3 months ago 10

Avokati Arbër Hoxha, në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka, në News24, tha se KQZ në rastin e Fredi Belerit, mund të trajtonte çështjen ose ligjin për dekriminalizimin, ose Kodin Zgjedhor.

Avokati tha se në rastin konkret u përdor ligji për dekriminalizimin, pasi Beleri nuk kishte marrë detyrën.

“Në rastin e Fredi Belerit u përdor pikërisht kjo: u konstatua përfundimi i mandatit”, tha Hoxha. Ai shtoi se nëse Beleri do të kishte bërë betimin, pra do të kishte marrë detyrën, atëherë mund të zbatohej dispozita tjetër, ajo e shkarkimit nga detyra.

Sipas tij, Fredi Beleri ka 15 ditë afat për të ankimuar vendimin e KQZ-së dhe pas këtij afati, vijon procedura për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Himarës.

Hoxha tha se ligjërisht duhet pritur edhe vendimi nga KAS dhe më pas të procedohet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Z. Beleri mund të ndjekë të gjitha hallkat ligjore përsa i takon vendimit të KQZ-së që konstatoi përfundimin e mandatit”, tha Hoxha.

Ai tha se referuar afateve, zgjedhjet për Kryebashkiak të Himarës, mund të mbahen në javën e parë ose të dytë të shtatorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article