Marc Anthony nderohet me yll në Hollywood

1 year ago 70
Reklamë
11:35 08/09/2023

Në krah për të festuar këtë arritje me të ishte edhe miku i tij i mirë, ylli i futbollit David Backham

Këngëtari latin Marc Anthony është nderuar me yll në Hollywood Walk of Fame.

Në krah për të festuar me të ishte edhe miku i tij i mirë, ylli i futbollit David Beckham.

“Unë ende kam shumë më tepër për të bërë. Por ky është vetëm një simbol për të vazhduar përpara. Ndjehem sikur sapo kam filluar.”

Gruaja e Anthony, modelja Nadia Ferreira, dhe djemtë e tij Cristian dhe Ryan nga martesa e tij me aktoren Dayanara Torres, ishin të pranishëm në event.

David Beckham u shpreh se ndihej shumë krenar për mikun e tij për këtë arritje.

“Marc, ne të duam. Mos ndrysho kurrë sepse je vërtet një talent, por je edhe më shumë një person i veçantë. Shijoje këtë moment sepse ke fituar gjithë dashurinë dhe respektin.”

Nga viti 2004 deri në vitin 2014, Anthony ishte i martuar me aktoren dhe këngëtaren Jennifer Lopez. Çifti kanë dy fëmijë së bashku.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article