Marrëveshja për emigrantët/ Shtyhet hapja e kampit në Gjadër, Meloni: Na duhen dhe disa janë që gjithçka të jetë gati

2 days ago 16
Reklamë

Është shtyrë sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër. Kjo është bërë me dije nga kryeministrja italiane, Georgia Meloni.

Kryeministja e Italisë tha se duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte. Këtë deklaratë Meloni e ka bërë pas takimit me kreun e qeverisë britanike, Keir Starmer.

“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë, nuk më intereson”, tha ajo, raporton Ansa.

Kampi i refugjatëve në Gjadër parashikohej që të hapej në shtator.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article