“Marrëveshje para zgjedhjeve”/ Albin Kurti: Perëndimi të heqë masat kufizuese, po na dëmtojnë

1 year ago 15
Reklamë

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhnëeve përpara se partnerët ndërkombetarë te preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe BE.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë për mediat në Sloveni ku ndodhet për samitin strategjik të Bled.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Ka një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, të paktën deri në pranverën e vitit të ardhshëm”

Përpos nevojës për zbatim të marrëveshjes, Kurti thotë se qeveria e tij po bëhet gati për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri. Ai ka komentuar edhe sanksionet e vëna nga Perëndimi ndaj Kosovës.

 “Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve dhe granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”

Kurti është shprehur se BE dhe SHBA duan të ndihmojnë dhe përkrahin Kosovën. Por gjithashtu duan ta largojnë Serbinë nga ndikimi rus, – ka shtuar ai.

Dialogu mes Kosovës dhe serbisë do të rikthehet në shtator kur, dhe siç ka konfirmuar emisari i BE Lajçak, do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë.

Read Entire Article