“Marrim shembull nga Kroacia”, Rama për pezullimin e fondeve të IPARD: Do korrektojmë mënyrën e administrimit të fondeve të BE

11 months ago 11
Reklamë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviç, foli ndër të tjera për pezullimin e  fondeve të BE për programin IPARD.

Rama tha se do të ketë një riorganizim të administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, teka shtoi se i kanë kërkuar mbështetje për procesin e negociatave, turizmin e sigurinë kibernetike.

“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article