Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, reagon Klea Huta: Këtu ka vend për të gjithë, uroj që jeta e tyre të jetë e lumtur

3 months ago 6
Reklamë

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë pak ditë më parë.

Ato u panë të veshura me fustane nusërie mbrëmjen e 19 majit në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.

Martesat e gjinisë së njëjtë

Për këtë martesë pati reagime të shumta, disa nga të cilët e miratuan, e disa të tjerë edhe nuk janë pajtuar me këtë.

Një reagim e ka bërë së fundmi edhe prezantuesja e njohur shqiptare, Klea Huta.

Ajo shpreh mbështetjen e saj për gratë duke thënë se këtu ka vend për të gjithë duke uruar që të jenë të lumtura.

Postimi i plotë i Kleas në Instagram:

“Vajzat nuk i njoh. I uroj që jeta e tyre sido që të jetë, të jetë e lumtur, siç meriton çdo qenie njerëzore të jetë.

Familja është e shenjtë për të gjithë edhe nëse nuk mendojmë njësoj. Familja ime nuk ka më pak rëndësi se familja jote nëse unë nuk mendoj si ti. Kush e mat dashurinë, rëndësinë, me çfarë?
Këtu ka vend për të gjithë.

Bota është diverse, dhe jo e vetme…

Njerëzit që mendojnë se kanë të drejtë të gjykojnë se e dinë ata si duhet të jetohet, janë ata që nuk dinë asgjë.

Shpërndani dritën miq”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Read Entire Article